Sot në mbrëmje do të mësohet dhe skuadra tjetër finaliste e Euro 2020. Dueli Angli-Danimarke do të përcaktojë ekipin që do të jetë kundërshtari i Italisë në finalen e Uemblit .
Pa dyshim që anglezët shihen favoritë për ta fituar ndeshjen mirëpo nga ”Danimarka e surprizave” gjithçka mund të pritet.
Në 23 përballjet zyrtare mes tyre britaniket janë dukshëm përpara me fitore ku regjistrojnë 13 te tilla kundrejt 5 te danezeve, ndërsa 5 sfida janë mbyllur ne barazim.
“Tre Luanët” do të kërkojnë të arrijnë finalen e pare në këtë turne përpara tifozëve të tyre, por danezet shpresojnë dhe besojnë për të arritur finale e dytë dhe përsëritur suksesin e vitit 1992.
Sa i përket formacioneve dy trajnerët do të hedhin ne fushë, tekniku anglez edhe këtë herë do të luaje me skemën tradicionale 4-2-3-1. Gardiani Pikford në portë , mbrojtja nga katërshja Harry Maguire dhe John Stones në qendër ndërsa nga krahët Luke Shaw dhe Kyle Walker.
Në mesfushë do leshtohet Declan Rice dhe Kalvin Philips që do të shërbejnë përpara për Stërling, Maunt dhe Sanco . Ndërsa në qendër të sulmit është ylli i skuadrës Herri Kejn.
Nga ana tjetër tekniku Kasper Hjulmand do të luaj me skëmen 3-4-2-1.
Në portë Schmeichel, treshja e mbrojtjes përbëhet nga Christensen, Kjaer, Vestergard, ndërsa më të avancuar janë Mahle dhe Larsen. Mesfusha përbëhet nga Hojbjerg dhe Delanay ndërsa sulmi do i besohet treshes Damsgard dhe Breiuthuejt dhe në qendër është Dolberg.
Ndeshja Danimark-Angli do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin e Uemblit ndërsa do të gjykohet nga gjyqtari holandez, Desmond Makkelie.