Anglia apo Holanda? Sonte në Dortmund do të njihet finalistja e dytë e “Euro 2024”, skuadra që do të rivalizojë më 14 korrik Spanjën në duelin e rëndësishëm për trofeun kontinental. Bëhet fjalë për dy ekipe që në fakt pavarësisht se kanë luajtur 22 herë me njëra-tjetrën në histori, përballjet në finalet e kompeticioneve të tilla i kanë me pikatore.
Në histori mbahet mend më së shumti tregoleshi i Van Basten në suksesin 3 me 1 të Holandës kundër Anglisë në “Euro 1988”, fituar më pas nga tulipanët. Në botërorin e 1900 në fazë grupesh mbyllej 0 me 0, ndërsa në europianin e 1996 anglezët fitonin 4 me 1. Kjo është arsye përse vështirë të konsiderohet një klasike kjo përballje edhe janë në fushë dy përfaqësuese që i kanë dhënë tonin futbollit europian dhe atij botëror. Britanikët me yje në organikë duan të ngrihen në lartësinë e parashikimeve para evropianit, ku cilësoheshin pretedentët e mëdhenj bashkë me Francën.
Në fushë nuk ia kanë dalë të tregojnë këtë gjë dhe sonte ndoshta është mbrëmja e duhur. Nuk ka problem për Sothgate, i cili ka në dispozicion Guehi në mbrojtje por paraqitja e mirë e Konsa ndaj Zvicrës e fut në dilemë. Në sulm Foden, Saka, Belingham dhe Kane nuk ndryshojnë. Anglia dëshiron të rikthehet të luajë sërish finale pas disfatës së 2021 në Uembli përballë Italisë. Përballë do të jetë Holanda e Kuman, skuadër e cila ka bërë më mirë sesa mendohej edhe pse herë duke shkëlqyer e herë me pragmatizëm.
Tulipanët kanë cilësi në organike, një miks mes talentit dhe përvojës së madhe sidomos në mbrojtje mes De Vraj dhe Van Dajk. Megjithatë arma më e fortë është sulmi që pasi kanë shënuar 9 gola nga të cilët 3 me Gakpo. Një armë të cilën duhet ta përdorin sonte me forcë kundër Anglisë.