Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Detin e Zi, në veri të Turqisë këtë të dielë. Një anije u fundos në det, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo.
Sipas mediave të huaja, anija me ngarkesë të thatë mbante një flamur rus dhe kishte 13 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë shtetas rusë. Deri tani raportohet për pesë persona të shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë të kërkojnë për anëtarët e tjerë të ekuipazhit për shkak të motit ë keq.