Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë në orën 15:00 ka filluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”.Dëshmitari i parë i seancës së sotme gjyqësore ka qenë avokati Arianit Koci, i cili deri më tani ka refuzuar të dëshmojë kundër gazetarit Milaim Zeka dhe biznesmenit Rrustem Rukolli. Koci ka thënë para gjykatës se nuk dëshiron të jep dëshmi për shkak të etikës dhe reputacionit.Ndërkohë që seanca gjyqësore është duke vazhduar ende, dhe portali parrotlla do të ju informojë vazhdimisht për rrjedhën e seancës.Kryetare e trupit gjykues në seancë është gjyqtarja e EULEX-it Franciska Fischer.Më 24 nëntor të vitit 2013 janë bastisur zyret dhe banesa e Milaim Zekës, nën dyshimin se ai ka frikësuar dëshmitarët në rastin e Grupit të Drenicës. Gazetari Milaim Zeka gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se EULEX-i po e bën këtë “show mediatik” vetëm sa për ti frikësuar gazetarët në Kosovë që të mos bëjnë investigime ndaj aferave korruptive./parrotlla.net/
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…