Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas barazimit në udhëtim te Greqia.
Dardanët morën një barazim të vlefshëm në udhëtim te Greqia me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Njëri nga më meritorët padyshim se ishte portieri Aro Muric, i cili priti një penallti të grekëve në fillim të pjesës së parë.
Megjithatë, kjo penallti e akorduar ka bërë nervoz shtatlartin e Kosovës, i cili ka reaguar me thumba pas ndeshjes.
Muric ka thumbuar gjyqtarin në rrjetet sociale, duke aluduar se ai mbante anën e grekëve në këtë ndeshje.
“Kemi luftuar kundër 12 njerëzve”, ka shkruar Muric në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Kosova do t’i zhvillojë gjatë nëntorit edhe dy ndeshjet tjera ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/