Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë të shumëkërkuar si të dyshuar të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.
Në pranga kanë rënë Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, të cilët ishin shpallur në kërkim nga policia shqiptare në dhjetor të vitit 2021 si autorë të atentatit ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij në Kamëz.
Dy të arrestuarit kishin planifikuar të vrisnin Palucën pas konflikteve për pazaret e drogës.
Policia më herët arrestoi disa persona në Lezhë, pasi u rezultuan se ishin në përfshirë në këtë krim. Në pranga ra çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku si dhe dhëndri i tyre.
Policia gjatë kontrolleve gjeti në banesën dhe biznesin e tyre armë zjarri, tritol, mina me telekomandë si dhe afro 90 mijë euro. Dyshohet se pjesëtarët e grupit kriminal shërbenin si vrasës me pagesë.