Arrestohen protestuesit nga Lushnja, demokrati shpërthen ndaj kryepolicit të Tiranës: Fundërrinë e Enverit

Pjesë e disa arrestimeve nga policia e Tiranës në lidhe me atë çfarë ndodhi dje në protestën e organizuar nga opozita para parlamentit ishin edhe disa të rinj nga Lushnja.

Në lidhje me këto arrestime sot ka reaguar deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i cili me gjuhë të ashpër ndaj drejtorit te policisë së Tiranës thotë se nuk ka vendim të prokurorisë për të kryer arrestime.

Në një postim të gjatë, Murrizi deklaron se s’ka asgjë që i ndal demokratët të protestojnë, këtë të drejtë sipas tij të gjithë shqiptarët e kanë fituar pas vitit ’90.

Reagimi i plote

Drejtori i policise Tirane, Ardi Veliu,nje everist i semure arreston protestuesit pa urdhër Prokurori.

Per pjesemarrje ne proteste ky funderrine sherbetore pleher i komunizmit, mendon qe nuk lejohen protestat.

Nen urdherin e ketij drejtori jane arrestuar: Manol Priti, Igli Hasani, Elvis Hajredini nga fshati Rrapez i njesise Kolonje Lushnje.

Po sot me porosi te ketij funderrine te rregjimit moster te komunizmit, jane thirrur ne policine Divjake Agron Sopjani dhe disa protestues te tjere.

Te drejten e protestes SHQIPTARET e kane fituar me 8 dhjetor te vitit 1990, more pjelle e peshtire e komunizmit.

Shume shpejt do ta merni ate qe meritoni, o funderrina te enverizmit, nga i pari tek i fundit.

Nuk ka kopil çadre apo kinez hibrid qe mund te ringreje diktaturen ne Shqiperi.

Nuk ka asnje sherbetore pleher te SORROSIT , qe mund te ktheje SHQIPERINE 27 vjet pas, me çfardo lloj funksioni, kombesie apo pashaporte qofte ai ose ajo.

Kush cenon te drejten dhe lirite e QYTETAREVE ,te fituar me mund dhe plot sakrifice , nga nje rregjim gjys shekullore diktature, mund te mare si “ shperblim” ate qe meriton.

Shqiperia dhe Shqiptaret nuk jane “ prone” e askujt.

Protektoret “ bishtuke” apo “ top modele” te frenojne pak, se e kane mare me shume “ yrysh”.

Koha e Princ Vidit eshte para 100 vitesh.

Dhe behet fjale per PRINC, jo per HIBRID!!!!!!!!

 

Leave a Reply