Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej të dyshuarve në rastin e plagosjes që ndodhi në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Policia njofton se gjatë arrestimit, personit të dyshuar i është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti.
Ndryshe, Policia më herët ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në fshatin Bardhosh. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.