Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës një person, pasi kishte në çantë 7 kallëpe të dyshuar si lëndë shpërthyese, me peshë rreth 1.5 kg. Alvaro Kola 29 vjeç, banor i qytetit të Durrësit është arrestuar në banesën e tij pa bere rezistence. Burime nga policia bëjnë të ditur se 7 kallëpet mendohet se janë eksploziv, e po ashtu u gjeten edhe 9 kapsolla detonatorë elektrike si dhe 47 fishekë. Alvaro Kola po hetohet edhe per lidhje te mundshme qe mund te kete me ngjarjet e fundit kriminale ne qytetin bregdetar.
Trupat britanike përdorin për herë të parë armë me valë për të ‘vrarë’ tufën e dronëve
Trupat e Mbretërisë së Bashkuar kanë përdorur një armë revolucionare me valë për të shkatërruar për herë të parë një…