Në hetim nga policia për trafik droge dhe grup kriminal
Këto janë momentet kur Elvis Kelmendi, djali i biznesmenit Naser Kelmendi, i njohur edhe për përfshirjen e tij në botën e krimit, si dhe 6 persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia në Bosnjë Hercegovinë.
Ata janë nën hetim nga Prokuroria e Sarajevës për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.
Ndërkohë hetimet që çuan në arrestimet e 7 personave këtë të mërkurë, sipas mediave të huaja, kanë zgjatur disa muaj.
Elvis Kelemendi është një personazh i njohur për autoritetet kosovare dhe jo vetëm, pasi rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike, bashkë me vëllezërit dhe babain e tij Naser Kelmendi.