Ditën e djeshme u arrestua drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Osman Mehmedagic. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.
Prokuroria e Bosnjës tha se i dyshuari Osman Mehmedagic u privua nga liria me urdhër të saj, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.