Arrestohet edhe avokati i Ekrem Imamoglu, akuzohet për “pastrim parash”

Autoritetet turke kanë arrestuar edhe avokatin e Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për rastin e korrupsionit për të cilin ish-kryetari i bashkisë së Stambollit është lënë në paraburgim.

Pehlivan u arrestua në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga departamenti kundër pastrimit të parave të Prokurorisë së Stambollit.

Sipas njoftimit, avokati i Imamoglu po hetohet për “pastrim parash që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Pas arrestimit, Pehlivan u dërgua në spital për t’u ekzaminuar nga mjekët, një procedurë e nevojshme për transferimin e tij në zyrat e policisë në Stamboll.

Leave a Reply