2 persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Ata janë Remal Rada, 39 vjeç, ish-efektiv i RENEA-s dhe Elton Hithi, 28 vjeç. Ky i fundit është më precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.
Nga ajo që ka mësuar gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Ramel Rada ishte larguar nga radhët e policisë para 3 muajsh. Ka qenë ky person që lëvizte në Tiranë me një makinë luksoze derisa u ndalua. Sipas burimeve të gazetarit, policia dyshon se së bashku me shokun e tij, do të kryenin një vrasje.
Kjo pasi brenda mjetit që drejtohej nga Rada u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Kontrollet pasuan me banesat e tyre dhe u gjetën një pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak. Të gjitha ato u sekuestruan së bashku me mjetin luksoz.
Dy të rinjtë u kapën pas informacioneve se qarkullonin me armë pa leje. Prandaj për këtë arsye, ata u ndaluan teksa po udhëtonin me mjetin me targa angleze në afërsi të rrethrrotullimit të Senatoriumit./tvklan.al