Policia gjermane ka hapur rast të hetimit në qytetin Essen, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës, shkruan The Guardian.
Mjeku i dyshuar i ka 44-vjet dhe nga shkurti punon në spitalin e Essenit. E policia dyshon për vrasjen e dy burrave të moshës 47 dhe 50 vjet, që ishin të sëmurë rëndë dhe ishin të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv, transmeton Telegrafi.
Mediat gjermane raportojnë se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se jepte injeksionet vdekjeprurëse.
Spitali gjerman ka njoftuar se mjeku është suspenduar dhe se janë duke ndihmuar policët në kryerjen e hetimeve.