Akuzohet për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri
Ibrahim Lici i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje, është arrestuar në Turqi. Me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dosjen e tij me qëllim dërgimin e saj në Turqi.
Pak muaj më parë, Policia e Shtetit përmes një deklarate e cilësoi Ibrahim Licin si një nga 5 personat më të kërkuar të drejtësisë, teksa kërkonte nga qytetarët të vinin në dispozicion çdo lloj informacioni kundrejt një shumë konsiderueshme parash.
29-vjeçari Lici akuzohet nga prokuroria e Shkodrës për vrasjen e Endri Mustafës, më 15 maj të 2021.