Mbrëmë (8 tetor) rreth orës 21:00, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 38-vjeçarin B.R nga Gostivari.
Siç thonë nga SPB Tetovë ai është i dënuar me tre vite e gjysmë burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të lëndëve narkotike”.
Pas ndalimit të shkurtër në Stacionin Policor Gostivar, i njëjti është dërguar në Burgun “Idrizovë” në Shkup për të vuajtur dënimin.