Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi edhe agjencia e lajmeve Reuters edhe pse Izraeli nuk ka dhënë ende detaje zyrtarisht.
Ndërsa burimet palestineze dhe egjiptiane thanë se marrëveshja ishte arritur. Zyrtarët e Gazës thanë se 41 palestinezë, shumica e tyre civilë duke përfshirë 6 fëmijë humbën jetën nga sulmet.
Raketat e Xhihadit Islamik kërcënuan pjesën më të madhe të Izraelit jugor përfshirë edhe Tel Avivin, por nuk u shënuan viktima.
Konflikti erdhi si pasojë e arrestimit të kreut të Xhihadit Islamik palestinez Basem Sadi nga ushtria izraelite. Kjo organizatë është përfshirë së fundi në përplasjet me Izraelin, ndërsa Hamasi po e mbështet me taktika pa u përfshirë në hedhje raketash.