Arrihet marrëveshje për klimën


Në Samitin e G20 në romë u arrit një marrëveshje për klimën,  që ka të bëjë me një tavan prej 1.5 gradësh për ngrohjen globale dhe emetime zero brenda gjysmës së shekullit. 

Fitojmë ose dështojmë së bashku u shpreh kryeministri italian Mario Dragi, duhet të veprojmë me shpejtësi për të shmangur katastrofën.

Nuk është e qartë bën me dije BBC sesi liderët e 19 vendeve më të industrializuara dhe Bashkimi Europian do ta arrijnë këtë. së bashku g20 llogaritet se lëshon 80 për qind të gazeve në atmosferë. pati një akord dhe për ndalimin e  financimit të centraleve me qymyr në të gjithë botën , duke u dhënë një mesazhe Rusisë dhe kinës por pa angazhim konkret se çfarë do ndodhë në vetë këto vende shkruan BBC.

Më herët udhëheqësit e G20 në ditën e dytë të samitit të tyre në Romë u mblodhën tek Fontana di Trevi, ku përveç fotos zyrtare, nuk mungoi edhe tradita e hedhjes së monedhave në shatërvan.

Ndërkohë në  Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Leave a Reply