ARRSH apel shoferave: Kujdes, rënie gurësh e vërshime uji në disa akse

ARRSG ka dhënë informacion në lidhje me situatën në të gjithë vendin sa I takon problemeve që ka sjell sasia e madhe e reshjeve te rënda në harkun kohor të 12 orëve apo edhe kalueshmerinë e akseve rrugore.


Situata paraqitet si vijon:

Në  Rajonin Verior ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim.
Edhe tek Rajoni Qendror ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës.
Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.
Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.
Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.
Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.
Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.

Sa i takon Rajonit Jugor, ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.
Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.
Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.
ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore.

Leave a Reply