Kryebashkiaku i Krujës u thirr sot, ndërsa ish-kryebashkiaku i Durrësit u pyet dje për 3 orë
Kryetari Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj kryebashkiakut socialist janë regjistruar kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.
Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.
Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme në SPAK është paraqitur dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai ka kallëzime për lejimin e ndërtimeve pa leje në kohën që drejtonte Bashkinë e qytetit bregdetar.
Kujtojme se dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë, për abuzim me një tender prej 322 milionë Lekë me Ujësjellësin.