Kryeministri Zoran Zaev në shoqërim të ministrave të Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini dhe të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, sot e vizitoi qendrën rekreative malore Ponikva dhe ka kryer inspektim në projektet e realizuara për avancimin e turizmit me ndihmë financiare nga buxheti shtetëror dhe nga Programi i Agjencisë zvicerane për zhvillim.
“Muajin e kaluar i shpallëm Malet e Osogovës për rajon të mbrojtur dhe me këtë e kemi vendosur në mbrojtje rajonin specifik rural, i cili i konfirmon lidhjen karakteristike mes njerëzve dhe natyrës dhe vlerat e jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike. Një numër i madh i mundësive të reja hynë në politikat për jetësimin e fshatrave në dhe rreth rajonit mbrojtës, si nxitje të bujqësisë tradicionale, blegtorisë, bletarisë, kultivimit të bimëve lokale dhe racave të kafshëve, tipik për këto rajone. Qeveria ndau mjete për rikonstruimin e rrugës për turizëm më masiv në Ponikva, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes lokale së bashku me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim kanë siguruar pesë milionë denarë që të rikonstruohej dhe të vendosen në funksion të plotë elevatorët, rikonstruimi i të cilëve anulohej plot 40 vite”, tha kryeministri Zaev.
E për këtë vizitë në rrethinën e Koçanit reagoi partia opozitare shqiptare “Aleanca për Shqiptarët”, më konkretisht dega e saj në Tetovë. Thonë se Kryeministri Zaev me këtë investim i është përgjigjur kërkesës së zonës së Osogovës dhe qytetarëve të Komunës së Koçanit që përkujdes të veçantë ti jepet qendrës së skijimit Ponikfa, me çrast me para të qeverisë është ndërtuar rruga deri atje ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes lokale ka siguruar 5 milion denarë për rekonstruimin dhe funksionimin e ski ashensorëve që kanë qenë jo funksional?
“Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë shpreh indinjatën e thellë ndaj Qeverisë LSDM-BDI, dhe ndaj diskriminimit të vazhdueshëm që po ju bëhet zonave shqiptare, dhe paratë publike vazhdojnë të destinohen në pjesët jo shqiptare. Kodra e Diellit dikur si një nga qendrat më të njohura të skijimit në Evropë vazhdon të ngelet në gjendje të mjerueshme me ski ashensor gjysmë funksional dhe jofunksional. Ndërsa ski ashensori i ri si investim i vetëm dekadën e fundit i cili kushtoi përafërsisht 10 milion euro, nuk ka filluar të funksionojë edhe pse i njëjti u përurua nga Qeveria për dy vite më rradhë”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Ata rikujtojnë se teleferiku Tetovë – Kodra e Diellit, vazhdon të ngelet jofunksional dhe se, siç thonë, qeveria nuk e çan kokën ndaj kërkesës së tetovarëve që ky teleferik të rinovohet dhe të vendohet në funksionim.
“Mungesa e parkingjeve, ski ashensorë të vjetër e të shkatërruar, rruga tek vilat që është nën kompetencë e Komunës së Tetovës ndërtimet pa leje të vilave po e bëjnë Kodrën e Diellit nga Qendër turistike, në një gërmadhë e cila nuk i afron turistët por i largon për çdo ditë. Kodra e Diellit si dhe mundësitë që i ofron Mali Sharr ka qenë si pasuri dhe aset natyror, si një mundësi ideale për ekonomizimin e zonave rurale të fshatrave të malësisë së Tetovës të cilët nga mungesa e perspektivës ekonomike po i boshatisin këto fshatra për çdo ditë”, thonë nga ASH-Tetovë, duke kërkuar urgjentisht nga qeveria me saktë, siç theksojnë, nga partitë politike shqiptare në qeveri BDI, BESA PDSH, që luajnë dekorin në qeveri të deklarohen për diskriminim që qeveria e bën për zonat shqiptare.