Aktivistja irlandeze dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqë në vitin 1976, Mairead Corrigan nominoi themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange dhe sinjalizuesit, Edward Snowden dhe Chelsea Manning për vitin 2021.
Në një letër drejtuar Komitetit Nobel në Norvegji, ajo deklaroi se të tre ata individualisht dhanë një shembull guximi në zbulimin e veprimeve të paligjshme të autoriteteve që çuan në vdekjen e miliona njerëzve, raporton theirishnews.
Maguire vuri në dukje se Assange, Snowden dhe Manning rrezikuan lirinë dhe jetën e tyre dhe se bashkërisht sakrifica dhe vetëmohimi i tyre ishte një demonstrim i shkëlqyeshëm i madhështisë së shpirtit njerëzor.
Assange u dënua me një maksimum të mundshëm prej 175 vjet burg për 18 akuza në SHBA, Snowden mund të dënohej me një maksimum prej 10 vjet burg, ndërsa Manning u dënua në vitin 2013 me 35 vjet burg, por katër vjet më vonë u fal nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama.
Ajo më vonë u dënua përsëri me burg në muajin mars të vitit 2019 pasi refuzoi të dëshmojë në lidhje me lidhjen e saj me Assange, por u la e lirë një vit më vonë me kusht për 256 mijë dollarë.