Atentati ndaj babait të tyre, reagojnë fëmijët e Trump: Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar në platformës X pas atentatit që iu bë babait të saj.

“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot.”

“Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”

Gjithashtu, Donald Trump Jr postoi në X një imazh të babait të tij nga mitingu në Pensilvani me grushtin në ajër dhe gjakun e tij në fytyrë.

Krahas imazhit ai shkruan: “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”.

Leave a Reply