Volkov: Vetëm presidenti mund të urdhërojë përdorimin e Noviçok
Kreu i stafit të liderit të opozitës anti-Putin në Rusi akuzon shefin e Kremlinit për tentativë vrasjeje të Aleksei Navalnit. Leonid Volkov sqaron në një intervistë për mediat gjermane, arsyet pse Putin ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjen e Navalnit.
Sipas tij, formulën e helmit vdekjeprurës Noviçok e ka vetëm ushtria ruse dhe vetëm fabrikat ushtarake në këtë vend mund t’a prodhojnë. Volkov thotë se rregullat parashikojnë se ky helm i rrezikshëm, përdorimi i të cilit ndalohet sipas konventave ndërkombëtare për armët kimike, mund të përdoret nga ushtria vetëm me urdhër të presidentit.
Helmi, sipas Volkov i ishte hedhur në shishen e ujit që ai e mbante në dhomën e hotelit. Navalni mbijetoi falë një zinxhiri mrekullish, thotë Volkov, i cili shprehet se qëllimi i atentatit ishte që ai të vdiste në dhomën e hotelit dhe shkaku i vdekjes të konsiderohej një infarkt.
Aleksei Navalni është tashmë ne gjendje të mirë shëndetsore pasi këtë javë doli nga koma, në spitalin Sharite të Berlinit ku u kurua prej 22 gushtit, 2 ditë pas helmimit në Tomsk.