Autoritetet franceze u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi
Mbi 250 000 shtëpi janë lënë pa energji elektrike, ndërkohë që edhe trafiku i trenave është ndërprerë në disa zona si pasojë e erërave të forta që po përjetohen në veri të Francës prej stuhisë së fuqishme ”Aurora”.
Në terren janë dërguar rreth 3.000 teknikë për të rikthyer furnizimin e energjisë elektrike.
Për shkak të erërave të forta disa pemë kanë rënë duke u kthyer në një problem për lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes duke u rekomanduar që të qëndrojnë në shtëpi.
Shirat e dendura mund të shkaktojnë përmbytje në qendrat urbane dhe lumenjtë e përrenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Moti i keq gjithashtu mund të shkaktojë vonesa dhe anulime të fluturimeve në aeroporte.