Një aeroplan i Austrian Airlines është dëmtuar rëndë, pasi u godit nga një stuhi e fortë breshëri gjatë një fluturimi pasditen e së dielës.
Avioni, i cili po fluturonte nga Spanja për në kryeqytetin austriak, Vjenë, u detyrua të bënte ulje të detyruar pasi u godit nga breshëri.
Në një deklaratë për BBC, Austrian Airlines tha se incidenti ndodhi pasi stuhia nuk ishte e dukshme për radarin e motit, duke shtuar se asnjë pasagjer nuk u lëndua.
Imazhet e shpërndara në internet treguan dëmtime të rënda në pjesën e jashtme të avionit Airbus A320, me konin e hundës së përparme pothuajse tërësisht të shkatërruar.