Një avion luftarak rus, shkeli hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, ndërsa u përball me avionët luftarakë suedezë.
Në njoftimin e ushtrisë thuhet se avioni rus, i llojit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve.
Shefi i forcave të armatosura të Suedisë, Jonas Wikman tha se veprimet e Rusisë janë të papranueshme dhe se u ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme.
Edhe më herët Rusia ka shkelur në disa raste territorin e vendit nordik, i cili është bërë pjesë e nato-s pas luftës në Ukrainë.