“Në këtë listë të “tradhtarëve” përshihen edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, lideri i “Nismës”, Fatmir Limaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, lidhur me sulmin ndaj Vllasit “Zëri” nga burime të saj ka marrë vesh se cak i Murat Jasharit (të dyshuarit kryesor) dhe grupit të tij, i cili tashmë operon në tri shtete, bashkë me grupin e tij, i ka cilësuar si “tradhtarë të kombit”, me ç’rast planet për vrasjen e tyre janë bërë në Kosovë, në Maqedoni dhe në Zvicër.
Kurse, sulmi ndaj avokatit Azem Vllasi, i kryer para dy ditësh në Prishtinë, duhet gjykuar nga organet e drejtësisë, pasi që askush nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën tjetrit. Kështu së paku vlerësojnë ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët konsiderojnë se aktet e tilla e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Megjithëkëtë, ata janë shprehur optimistë se rastet e ngjashme nuk do të ndodhin në ditët në vazhdim.