Bino: Testet e shpejta do kryhen nga epidemiologët
Tetori shënoi rritje ekstreme të rasteve me koronavirus në vend. Epidemiologët kanë vlerësuar se incidenca në dy javët e fundit është e rritur. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se diskutimet për kufizime vijojnë.
“Do të diskutohet, shume gjëra janë diskutuar, jo te prek popullatën por të kufizohen ato mjedise që rrisin transmetimin e rasteve me COVD, disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka me tepër grumbullime sidomos grumbullime të rinjsh janë vende ku kemi përhapje të virusit”.
Shqipëria po përgatitet për të futur testin e shpejtë të antigeneve, i cili do të tregojë brenda pak minutave nëse kemi të bëjmë me koronavirus apo jo.
“Ato do të jenë teste të rëndësishme gjatë hetimit epidemiologjik në terren dhe kryhet për një periudhë të shkurtër kohe dhe menjëherë pasi merr rezultatet vendoset në bazë të udhëzimit do kryhet PCR apo jo”.
Aktualisht në vendin tonë përdoret vetëm PCR si test për të përcaktuar nëse një person është prekur apo jo nga koronavirusi./Tv Klan