Në dritën e tretë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu demokrat është ndalur në Shkodër ku u takua me të rinjtë e këtij qyteti.
Në fjalën e mbajtur Basha e cilësoi situatën aktuale në vend si më të errtën e pasi të gjithë të rinjtë po largohen nga vendi.
“Ajo që po përjetojmë sot nuk karahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsipni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005. Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”
Basha u bëri apel të rinjve që t’I bashkohen opozitës me qëllim rikthimin e shpresës në vend.
“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund. Me bashkëbisedim të nxjerrim sëbashku zgjidhjet që kërkon vendi”