Partia demokratike ka dale hapur kunder nismes se njohur me emrin shengeni balkanik. Lideri i opozites Basha ka bere nje sqarim te gjate me arsyet kunder kesaj nisme duke nisur nga Kosova.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“E konsideroj të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me Kosovën për këtë iniciativë dhe bërjen pjesë të saj pa e kushtëzuar paraprakisht pjesëmarrjen e Shqipërisë me praninë e Kosovës.”
Basha thekson se do te mjaftonte qendrimi I Serbise ndaj masakres se Recakut per te anulluar samitin.
“Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia.
Ndihem i turpëruar që qeveria e Shqipërisë nuk demonstron empati dhe përgjegjësi për plagët e pambyllura të Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kur populli i saj u ngrit i gjithi në këmbë e me zemër të hapur në solidaritet për të ndihmuar, si e me sa të mundeshin familjet e prekura nga tërmeti.”
Lideri i opozites ve ne dukje se e djathta mbeshtet qarkullimin e lire te njerezve, mallrave e kapitalit, por sipas tij nuk ka nevoje per nisma te reja pasi te gjitha keto synime arrihen nepermjet mekanizmave ekzistues sic eshte CEFTA.
“Po kaq shqetësues është fakti se kjo nisëm u propozua pas refuzimit të BE për hapjen e negocitave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sepse lë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian.”
Sipas kryetarit te PD, Basha i vetmi synim i Shqiperise duhet te jete integrimi ne bashkimin europian .