Basha: Protesta, referendumi i shqiptarëve

“Referendum të shqiptarëve për republikën e re”, e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të Tiranës.

 

Basha tha se sot janë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.

“Sot falë qëndresës suaj gjithçka do të ndryshojë dhe asgjë nuk do të jetë më si parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar. Ne, shqiptarët e bashkuar nuk e njohim dhe nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”, u shpreh kreu i PD-së.

Leave a Reply