“Jetike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”
Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit.
BE u bën thirrje institucioneve që të intensifikojnë veprimet kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë ata që janë përfshirë duke kryer akte korruptive.
“Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”, thuhet në reagim.