Bashkimi Evropian do t’i ndajë Tunizisë 105 milionë Euro për vitin 2023 për të frenuar migrimin e parregullt, tha të dielën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis.
Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vitet e fundit , tha Von der Leyen.
Von der Leyen tha se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.
Shefja e Komisionit Evropian, i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe Presidentin tunizian, Kais Saied.
Përfaqësuesit evropianë kanë çuar përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj. /REL