Ai theksoi që vetëm në këtë mënyrë mund të munden vlerat e përbashkëta të lirisë dhe drejtësia të mbrohet.
Pasi ministrja serbe Jadranka Joksimoviq dorëzoi rekomandimet e qytetarëve serbë për të ardhmen e BE-së, Cochard tha se sfida e përbashkët e Serbisë dhe BE-së ishte “agresioni rus kundër Ukrainës” dhe se Serbia dhe BE-ja duhet të qëndrojnë së bashku, sepse ajo që ndodh në Ukrainë ndikon edhe në sigurinë e Evropës, edhe në vlerat evropiane.
“Qoftë për të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare humanitare, lirinë e medieve, e gjithë kjo paraqet kërcënim për vendet e BE-së, por edhe për Serbinë”, tha i dërguari i Parisit në Beograd, raporton RTV, transmeton Klankosova.tv.
I ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Serbi, Dirk Lorenz, tha se pritet një qasje proaktive nga Serbia si një anëtare e ardhshme e Bashkimit dhe deklaroi se “agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës” e bashkoi Evropën më shumë se kurrë.
“Ky është një moment i së vërtetës për Evropën. Fati i Ukrainës është në rrezik, por edhe fati evropian. Ne po llogarisim që Serbia të mbështesë BE-në në mbrojtjen e paqes”, tha Lorenz.
Ai shtoi se Serbia pritet të ketë të njëjtin qëndrim me BE-në, siç ka bërë gjatë votimit në OKB për dy rezoluta.
Lorenz tha se BE-ja po mbështetet në Serbinë për të përballuar sfidat më të mëdha të kohës së bashku./Klankosova.tv/.