BE-ja pranon një rritje prej pesë miliardë euroshe të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të ndajnë pesë miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Të dërguarit nga 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord për rishikimin e fondit të “European Peace Facility” në një takim në Bruksel.
Fondi funksionon si një skemë gjigante e kthimit të parave, duke u dhënë anëtarëve të BE-së rimbursime për dërgimin e municioneve në vende të tjera.
Pas vendimit, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se ndihma ishte “një tjetër demonstrim i fuqishëm uniteti dhe vendosmërie evropiane në arritjen e fitores sonë të përbashkët”.
Ndryshe, BE-ja pas SHBA-së është institucioni që e ka ndihmuar më së shumti Ukrainën në luftën kundër Rusisë.