Bashkimi Evropian ka vendosur gjithashtu të mbyllë hapësirën ajrore për avionët në pronësi ruse, të regjistruar ose të kontrolluar nga Rusia e po ashtu do të ndalojë mediat ruse ne BE.
Këto masa i shtohen edhe përjashtimit të disa bankave ruse nga sistemi SWIFT që kufizon qasjen e Moskës në tregjet financiare në botë.
Sakaq Kancelari gjerman Olaf Scholtz deklaroi se Gjermania do të krijojë një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për forcat e armatosura, duke i ngritur shpenzimet e mbrojtjes mbi 2 për qind të Prodhimit të Përgithshëm të Brendshëm.
Ky është një vendim i rëndësishëm për Gjermaninë, që deri tani që është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s, që nuk ka investuar sa duhet për mbrojtjen.
Në Gjermani, Francë, Spanjë, SHBA dhe shumë vende të tjera të botës, qindra mijëra njerëz janë solidarzuar me Ukrainën duke marshuar në sheshet kryesore të qyteteve më të mëdha.