Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind në janar, nga 6.6 për qind nga viti në vit, njoftoi Zyra e Statistikave të bllokut.
Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit gjithashtu nga 7.4 për qind në 8.1 për qind në muajin e parë të vitit 2021 mbi bazë vjetore, thuhet në njoftimin e Eurostat.
Eurozona ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut. Eurostat tha se gati 15.7 milionë persona në BE27, përfshirë 13.28 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga janari.
Numri i personave të papunë u rrit me 29 mijë në bazë mujore duke u rritur me 1.46 milionë mbi bazë vjetore në janar në të gjithë bllokun.
“Përhapja e COVID-19 dhe masat e zbatuara për të luftuar atë kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në të gjithë BE-në”, thuhet më tej.
Ndërkohë, ka rreth 2.93 milionë të papunë të moshës nën 25 vjeç në BE në janar, duke çuar në 16.9 për qind normën e papunësisë tek të rinjtë./AA