BE dënon sulmin e djeshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, ndërsa bën thirrje për armëpushim në vijën kufitare të Libanit dhe Gazës, si dhe lirimin e pengjeve izraelitë.
Kryetarja e diplomacisë evropiane u bëri thirrje të gjitha palëve për “përmbajtje maksimale”.
“Dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme sulmin raketor të djeshëm të Iranit kundër Izraelit”, theksoi presidentja e Komisionit.
Ursula Von Der Leyen u bëri thirrje të gjitha palëve të mbrojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.
“BE vazhdon të apelojë për një armëpushim përtej kufirit me Libanin dhe në Gaza, dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura për gati një vit.”
Mbrëmë vonë, kryetari i diplomacisë evropiane bëri thirrje për përmbajtje maksimale në sfondin e sulmit raketor iranian ndaj Izraelit, duke folur për një “cikël” të rrezikshëm sulmesh dhe përshkallëzim të pakontrolluar në rajon.
Në njoftimin e tij, Josep Borel theksoi se “BE dënon në termat më të ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, i cili përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal”.
Në përfundim, ai theksoi se BE është dhe do të vazhdojë të jetë në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira.