Ish universiteti “Kristal” shndërrohet në spital. Një nga godinat e tij do të ndërtohen pavijone për të përballuar numrin e mundshëm në rritje të të infektuarëve me koronavirus. Afati i vendosur nga kryeministri Edi Rama për shndërrimin e godinës universitare në një strukturë spitalore me të gjitha aparaturat e nevojshme është 30 ditë.
Kapaciteti pritës i tij do të jetë nga 80 deri në 100 shtretër.
Angazhimi është që në rast se Shqipëria kalon në skenarin e katërt, pra në rast të tejkalimit të kapaciteteve pritëse të spitaleve shtetërore. Ky spital karantinë do të ketë në dispozicion të gjithë bazën e nevojshme mjekësore për pacientet me koronavirus.