Bashkimi Evropian shtoi një territor britanik përtej detit, ishujt Kajman, në listën e zezë të parajsave fiskale, tre javë pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE, njoftuan sot ministrat europianë të Ekonomisë.
“Ishujt Kajman nuk kanë marrë masat e duhura në fushën e investimeve kolektive”, theksuan ata në përfundim të një takimi të mbajtur në Bruksel.
Bëhet fjalë për territorin e parë të një shteti anëtar apo të një ish-shteti anëtar të BE-së që përfshihet në këtë listë, e hartuar për herë të parë në fund të vitit 2017.
Me përfshirjen e Panamasë, Sejshelleve dhe Palaos, lista numëron tashmë 12 juridiksione. Deri tani kanë qenë të pranishëm Samoat amerikane, Fixhi, Guam, Samoa, Trinite-et-Tobago, ishujt e virgjër amerikan dhe Vanatu.
Ishujt Kajman, që bënin pjesë deri tani në listën “gri” të BE-së, kishin afat deri në fund të vitit 2019 për të zbatuar reformat për të cilat ishin angazhuar, gjë që nuk është bërë.