Belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me Izraelin për arsye sigurie

Belgjika nuk do ta zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve me Izraelin më 6 shtator për shkak të frikës për sigurinë, njoftoi të martën Federata Belgjike e Futbollit (RBFA).

Qyteti i Brukselit tha muajin e kaluar se ndeshja nuk do të luhej në stadiumin King Baudouin, sepse mund të nxiste demonstrata.

Autoritetet e kishin konsideruar “të pamundur organizimin e kësaj ndeshjeje me rrezikshmëri të lartë” në qytet për shkak të tensioneve të lidhura me luftimet ndërmjet Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Qyteti pritës nuk është caktuar ende, me Budapestin që përmendet si një opsion.

Shqetësimet me gjasë u ngritën nga sulmi në Bruksel në tetor, ku një i armatosur islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, megjithëse motivi i sulmit nuk ishte antisemitik.

Policia belge e rrethon zonën ku ndodhi incidenti me të shtëna në qendër të Brukselit, të hënën më 16 tetor 2023.

Franca dhe Italia janë në të njëjtin grup A2 të Ligës së Kombeve me Belgjikën dhe Izraelin.

Leave a Reply