Berisha: Edi Rama po shkatërron të drejtën e pronës

Kryedemorkati Sali Berisha gjatë vizitës në një familje tiranase sulmoi kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar të drejtën e pronës në Shqiëpri. Me ardhjen e PD në pushtet gjërat kanë për të ndryshuar.

“Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Ksuhtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo. Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve. Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve? Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply