Inagurimin e investimit në kabinetin e kardiologjisë në Berat ish-kryeministri Berisha e quajti një gjest qesharak të dyshes Rama-Beqja që sipas tij besojnë se do mund të mbulojnë vjedhjet monstruoze të mbi 320 milione eurove me koncesionet e Nushit dhe të tjerëve.
Berisha thotë në reagimin e tij se dikur Rama ironizonte inaugurimet e rrugeve, urave, tuneleve, autostradave, superstradave, investime prej rreth 4 miliardë dollarë, apo investime në mbi 1308 shkolla e kopshte, 420 qendra shëndetësore dhe spitale, mbi 720 ujësjellesa dhe kanalizime, 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, ndërsa tani mburret me investim prej 5 milionë lekësh.
“Kësaj i thonë, si është katandisur kokoshi në thelë por në plesht”,
-përfundon reagimin e tij ish kryeministri Berisha./ Tv Klan