Berisha: Masakra e Shkodrës ishte e paralajmëruar, nesër qytetarët marshojnë në rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej gati një viti ndodhet në arrest shtëpie, në daljet e përnatshme në ballkonin e banesës së tij, ka deklaruar se ditën e nesërme qytetarët e Shkodrës do të bëjnë një marshim në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë.

Sipas tij masakra e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër ishte e paralajmërur dhe se ishte një masakër e liçensuar nga vetë shteti.

Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi. Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi”, tha Berisha.

Leave a Reply