Gjatë mbajtjes së Foltores me demokratët në SHBA, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se 11 dhjetori do të jetë disa e rithemelimit të PD-së dhe rikthimit të pluralizmit në Shqipëri.
Berisha theksoi se u kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori i vitit ‘90 e deri më sot.
“Me 11 dhjetor rithemelojmë de facto PD-në. Me 11 dhjetor ringremë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit politik, i japim vendit opozitën e vërtetë për karshi asaj të marrë peng nga narko qeveria. Ata që themeluan PD në vitin 90 e dinë mirë përpjekjet e qeverisë dhe Ramiz Alisë për ta penguar. Pas themelimit, e pranuan zhvillimin. Edi Rama shfaq barbarinë e etërve të tij, ia arriti të marrë peng opozitën.I doli ta shtrojë atë në fazadë për shkak se kryetari që kaloi 8 vite nga disfata në disfatë, ia lejoi vetes të implikohej në afera që një njeri ipërgjegjshëm nuk do ia lejonte.
Vështirësitë nuk mungojnë, por ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm.
Mjerë ata që përpiqen të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Falë vullnetit tuaj kjo Foltore ka mbërritur sot në Neë Jersey. Keni dëgjuar këto ditë të flitet nga peng kryetari se kjo lëvizje është antiamerikane, kundër SHBA. Ju garantoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori I vitit 90 e deri më sot në Shqipëri”, tha Berisha