“Për funksionet e kryetarit vendos këshilli bashkiak”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e njësisë 8 në Tiranë thotë se lëvizjet në Bashkinë e Tiranës janë një luftë mafioze.
Berisha i quajti emërimet dhe shkarkimet një përleshje mafioze dhe kriminale që po ndodh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt.
Sipas Berishës është Këshilli Bashkiak që duhet të vendosë se kush duhet të ushtrojë detyrat e kryetarit në mungesë të tij.
“Përleshja e tyre në bashkinë e Tiranës është përleshje mafioze nga më mafiozet dhe më kriminalet. Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që nuk i ka bërë bashkë me Edi Ramën dhe për djegësin që e ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Nuk dënohet për “5D” për hotelin se u tha që është Olsi Rama aksioner. Dhe tani beteja është mafioze, njëri shkon e emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty në funksion. Ato janë funksionet të Këshillit Bashkiak as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak dhe të emërojë kush duhet të kryejë funksionet, por betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron sekretar të përgjitshëm një tjetër, ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloni hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe bashkia, në çfarë mafie të rrezikshme është. Kjo është vetëm pjesa e parë e filmit të narkos. Kemi parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera do të çuditet ju dhe bota”, tha Berisha.