“Ndërkombëtarët të mos mbështesin regjimin monist”
Sali Berisha premton se protesta e të shtunës që e cilëson më të madhen që ka parë jo Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” por dhe shumë sheshe europiane, nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit monist siç e quan ai të Edi Ramës. Akuzën e argumenton në faktin që sipas tij kryeministri do ta lërë vendin pa opozitë.
“Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që vriste ministrat e tij, diktator që mund të përdorë një fjalim të tillë kundër opozitës si Edi Rama. Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit. Kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ua varë në qafë, vasalëve të tij, me qëllim që të hakmerret si bir dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij. Sot është koha të përsërisim nga mëngjesi deri në darkë: vdekje monizmit, të bazuar këtë herë në drogën, vjedhjen, krimin. Ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë”, u shpreh Berisha.
Berisha ju bën thirrje dhe ndërkombëtarëve të dëgjojnë thirrjen që shqiptarët që protestuan në 12 Nëntor ju dërguan për të mbështetur betejën për të rrëzuar regjimin e Ramës.
“Protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës, se krahas një narkoshteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës nëpërmjet krimit, drogës dhe mashtrimit, ekziston një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për të përmbytur këtë regjim”, u shpreh Berisha.
Si një nga aferat më të mëdha të qeverisë përmend ndërtimin e Portit të ri të Durrësit po ku deklaron se në këtë projekt Edi Rama është bashkë një marrëveshje me Lulzim Bashën.
“60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre”.
Për axhendën e protestave të ardhshme Berisha lajmëron se do të bëhet publike në javën në vijim.