Pas SHBA-ve, edhe Gjermania duket se i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armë gjermane për sulmet që do të kryejë ndaj Rusisë.
“Po” për përdorimin e armëve gjermane kundër objektivave ruse, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjername Steffen Hebstreit.
Përfaqësuesi i kancelarisë gjermane raportoi se “javët e fundit Ukraina është sulmuar, kryesisht në Kharkiv, nga pozicionet në zonën kufitare ruse.
“Ne jemi bashkërisht të bindur se Ukraina ka, sipas ligjit ndërkombëtar, të drejtën për t’u mbrojtur kundër këtyre sulmeve,” theksoi zëdhënësi gjerman.
Ushtria ruse pretendon se ka kapur 800 metra katrorë të territorit ukrainas
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov tha sot se trupat ruse “kanë kapur 80o metra katrorë që nga fillimi i këtij viti”.
“Po bëhet përparim në të gjitha drejtimet”, tha ministri rus gjatë një takimi në Almaty të Organizatës për Traktatin e Sigurisë Kolektive (OTSC), një aleancë ushtarake e përbërë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik të udhëhequr nga Rusia.
“Në total, 800 kilometra katrorë territor kanë rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse këtë vit” në Ukrainë, shtoi Andrei Belousov , duke shpjeguar se forcat e tij kapën “28 komunitete” në maj.
Vështirësi për Ukrainën
Gjatë muajve të fundit, Ukraina, duke u përballur me mungesën e njerëzve dhe municioneve, është përballur me vështirësi të mëdha.
Nga ana tjetër, Rusia nisi një sulm të ri në fillim të majit në periferi të Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Sipas Belousov, në këtë krahinë, ushtria ruse i detyroi ushtarët ukrainas të tërhiqen “tetë deri në nëntë kilometra”, tha Andrei Belousov.
Kievi shpreson se dorëzimi i afërt i municioneve të shumëpritura perëndimore mund t’i lejojë atij të rimarrë epërsinë në front.
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili e ka mohuar deri më tani, dje, të enjten, i dha dritën jeshile Ukrainës që të godasë objektivat në tokën ruse në kushte të caktuara për të mbrojtur provincën e Kharkiv, tha dje një zyrtar amerikan.