Në Samitin e Londrës, kryeministrja serbe ka kërkuar bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri Kurti i ka kërkuar asaj njohjen e Kosovës.
Zëvendëspresidenti i BERZH’it, Jurgen Rigterink, ka shkruar mbi atë që u diskutua mes kryeministrave të Ballanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.
Siç e përshkruan ai, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi në Rajon për tregti, e kryeministri i Kosovës është pajtuar me të, por ka kërkuar njohjen e Serbisë dhe e ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit.
“Diskutim fascionues në Samitin e BERZH’it për investime në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonalë është kyc për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti ështmë pajtuar dhe ka pyetur për reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH’it.
Në Londër po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. BERZH ka njoftuar se këtë vit planifikon të investojë një miliard euro për këtë rajon.
Kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të parë në këtë Samit, ndërsa në fotografitë e publikuara nga Londra, duket se atij i janë caktuar të gjitha ulëset afër Bërnabiqit.
Kurti gjatë fjalës së tij citohet të ketë përmendur edhe investimet e diasporës në Kosovë. /Express/